Flash News

E-TJERA

Meta paralajmëron fakte tronditëse për patronazhistët: Do tronditet gjithë Europa!

Meta paralajmëron fakte tronditëse për patronazhistët: Do

Presidenti Ilir Meta në një dalje për median ka reaguar shumë ashpër ndaj publikimit të të dhënave personale të 910 votuesve në Tiranë.

Ai foli dhe për patronazhistët e PS-së dhe epitetet fyese që kanë vënë ndaj qytetarëve.

Sipas Metës këto patronazhsitë kanë hyrë deri tek jeta intime votuesit. Presidenti ka shtuar se së shpejti do të bëhen publike fakte të reja që sipas tij do tronditin Europën dhe botën kur ta marrin vesh.

“I thërrisja për Gjykatën Kushtetuese. Me partnerët tanë të shqetësuar. Hajdeni. U krijuan kosto që të ndodh një formalizim i grushtit të shtetit për herë të dytë. Se hera e parë është me dosjet e Shijakut”, tha Meta.

Më tej shtoi, “Unë bëj detyrë. Po krijohen kushtet e grushtit të shtetit për herë të dytë. Përqendrohuni tek pyetjet. Do vijnë fakte tronditëse nga ky akt i rëndë i paprecedentë kriminal.  Do tronditet Europa dhe bota kur ta marrë vesh. Do keni gjëra konkrete. Unë nuk ju zhgënjej. Shqipëria hyn në referendume. Shqiptarët Zot në shtëpinë e tyre,” tha Meta.

Lexo edhe: 

Meta i kërkon Prokurorisë të nisë urgjentisht hetimet ndaj Ramës: Njerëzit e drejtësisë e qytetarët i ke nxjerrë lakuriq përballë krimit. Me ç'të drejtë?!

"Vlora do ia bëj fora", Presidenti: Opozita merr mbi 90 mandate dhe unë nuk i lë t'i shesë, do thërras diplomatët

 

Të fundit