Flash News

E-TJERA

"Vlora do ia bëj fora", Presidenti: Opozita merr mbi 90 mandate dhe unë nuk i lë t'i shesë, do thërras diplomatët

"Vlora do ia bëj fora", Presidenti: Opozita merr mbi 90 mandate
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u shpreh se të gjitha sondazhet janë të blera nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se opozita do të fitojë më 25 prill mbi 90 mandate. Gjatë konferencës për media, ai tha se edhe sikur t'i shesë mandatet opozita, Kreu i Shtetit nuk do ta lejojë.

"Të gjitha sondazhet janë të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate, po të dojë t'i shesë, por Ilir Meta nuk do ta lejojë. Vlora do ia bëjë Fora. Do jem dhe unë atje", tha Meta.

Ai bëri thirrje që mos të cënohen zgjedhjet dhe të mos intimidohen qytetarët. Presidenti njoftoi se do të thërrasë trupin diplomatikë dhe do ta njohë me "fakte të rënda". Ai tha se do t'i shpeshtojë komunikimet me mediat, ditët e fundit para zgjedhjeve.

Të fundit