Flash News

Ditari i Opozitës

Meta shkon në familjen Avdia: Të shkarkohen të gjithë ministrat përgjegjës dhe kryebashkiaku i Himarës

Meta shkon në familjen Avdia: Të shkarkohen të gjithë

Për ngushëllim në familjen Avdia që humbi fëmijën në Himarë ishte edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit tha se çdo qytetar duhet t’i bashkohet protestës së sotme, në mënyrë që të parandalohen raste të ngjashme në të ardhme. Meta tha se ngjarja ishte e paralajmëruar.

“Ishte një tragjedi që nuk ka justifikim nga askush. Jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm, por edhe nga shteti, qeveria dhe bashkia, pasi ekziston një legjislacion për sigurinë në plazhe, i cili nuk është respektuar në elementë të tij. Është një vrasje e paralajmëruar sepse kanë ndodhur raste të tilla edhe më parë.

Para pak kohësh kanë ndodhur plagosje që për fat të mirë pa pasoja në vdekje dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Një papërgjegjshmëri totale. Në një moment duhet të shfaqet pendesa, por edhe marrja e vendimeve të qarta, në të njëjtën moment na shpallet se Shqipëria qenë sivijet e para në rajon sa i takon sigurisë në plazhe dhe turizmit. Nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për popullin shqiptar”, theksoi Meta.

Ky i fundit theksoi se të gjithë ministrat përgjegjës së bashku me kryetarin e Bashkisë Himarë duhet të ishin dorëhequr, ose të ishin shkarkuar.

 

Të fundit