Flash News

E-TJERA

Miratimi i hartës së re gjyqësore, ambasada amerikane: KLGJ përmbushi detyrimin ligjor

Miratimi i hartës së re gjyqësore, ambasada amerikane: KLGJ

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka mirëpritur miratimin e hartës së re gjyqësore sot nga qeveria.

Në reagimin e ambasadës në Facebook, shkruhet se në bashkëpunim me organet kompetente dhe mbështetjen e SHBA-ve, është arritur një bashkëpunim për të realizuar hartën e re gjyqësore. Ambasada amerikane thekson se me KLGJ ka përmbushur detyrimet ligjore, për të garantuar performancë e duhur për qytetarët.

“Mirëpresim miratimin nga Këshilli i Ministrave të hartës së re gjyqësore sot. Harta e gjykatave të Shqipërisë u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nëpërmjet një procesi që përfshiu Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë, si dhe ndihmë teknike nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës. Marrëveshja për hartën, e cila pasoi konsultime të gjera dhe marrjen në shqyrtim të shqetësimeve nga palët e interesuara si pjesë e procesit tre-vjeçar, përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme gjyqësore dhe për t'i dhënë drejtësi pa vonesë qytetarëve shqiptarë”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

Pas miratimit të hartës së re gjyqësore, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia, njoftoi në një konferencë për shtyp ndërprerjen e bojkotit nga ana e avokatëve. Haxhia paralajmëroi se do të depozitojnë një padi pranë Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit