Flash News
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Miratohet rezoluta anti-korrupsion e PS në Kuvend, opozita bojkoton
Miratohet në Kuvend pr. rezolutën anti korrupsion e propozuar nga Partisë Socialiste.
Kjo pr.rezolutë mori 76 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim.
Opozita siç ka deklaruar edhe më herët gjatë seancës nuk ka marrë pjesë në votim. Kundër miratimit votuan dy deputetët e opozitës Agron Shehaj dhe Dashnor Sula.
I pranishëm gjatë procesit të votimit ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Me miratimin e kësaj projekt-rezolute do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për reformat "Shqipëria 2030". Më herët gjatë seancës dhe diskutimeve për këtë projekt-rezolutë janë zhvilluar debate mes mazhorancës dhe deputetëve të opozitës.
Pas miratimit të rezolutës mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.