Flash News

E-TJERA

“Monika Kryemadhi shpjegon si u grabitën nga Rama, Peleshi dhe Klosi tre mandatet: U tjetërsua rezultati në qindtat e sekondës në Berat

“Monika Kryemadhi shpjegon si u grabitën nga Rama, Peleshi dhe Klosi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një dalje për median, pranoi gabimin në strategjinë e ndjekur nga LSI-ja, por u shpreh e sigurtë në tjetërsimin e rezultatit në tre qarqe, Berat, Durrës dhe në Korçë.

Kryemadhi u shpreh se mandatet iu hoqën LSI-së në minutat e fundit për t’ia dhënë Peleshit në Korçë, Ramës në Durrës dhe Blendi Klosit në Berat.

“LSI nuk do jetë vetëm në Parlament por në sheshe dhe në çdo shtëpi qytetari.

LSI do vazhdojë denoncimet për çdo manipulim dhe tjetërsim votash. Do vazhdojë që sot për ta çuar betejën e procesit zgjedhor. Ju bëj thirrje numëruesve të jenë vigjilentë sepse në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit me 139 vota, kanë dalë 15 fletë të pavlefshme. Ndaj në Berat, Durrës dhe Korçë numëruesit dhe komisionetët të numërojnë çdo votë, sepse tradhtia më e madhe vjen në tre mandate të Beratit, korçës dhe Durrësit. Mandate që i janë grabitur LSI për të nxjerrë Ramën në Durrës, për 140 vita që Durrës, për 150 vota i hiqet Endrit Braimllarit dhe i jepet Niko Peleshit, dhe tjetërsohet rezultati për 30 vota duke i hequr mandatin Artit Çelës dhe i jepet Blendi Klosit. kjo është tradhtia më e madhe prandaj numëruesit tanë të vazhdojnë betejën deri në fund”, u shpreh Kryemadhi në daljen para medias.

 

Të fundit