Flash News

E-TJERA

Trafik droge nga toka dhe deti, çmontohet banda e trafikantëve në Itali; 'koka' e grupit i orientonte nga Shqipëria

Trafik droge nga toka dhe deti, çmontohet banda e trafikantëve

Një operacion i Guardia di Finanza në Itali ka vënë në pranga 8 persona, 5 shqiptarë, 2 tunizianë dhe 1 italian. Sipas policisë italiane, 30 persona janë përfshirë në një rrjet kriminal në trafikun e drogës.

Objektivi i aktivitetit që vazhdoi për disa vite ishte çmontimi i një trafiku ndërkombëtar droge që lëvizte në aksin Shqipëri-Itali. Baza e logjistikës në Itali ishte Lombardia, konkretisht Milano dhe Varese. Nga këtu droga, në varësi të kërkesave, arrinte në Padova.

Sipas hetuesve, droga është nisur drejt Italisë e fshehur në makina. Mjetet lëviznin në dy drejtime, në det dhe në tokë. Financuesit duhej të merreshin me telefonat e përdorur nga kriminelët që ishin të koduar dhe për këtë arsye ishte vështirë për t'u përgjuar.

Banda kriminale që orientonte personat e arrestuar dhe të tjerë, përbëhej nga një shqiptar dhe një italian që vepronin midis Padovës dhe Selvazzano-s. Ata ishin në kontakt me një sindikatë kriminale shqiptare me bazë në Lombardi, të aftë për të furnizuar me sasi të mëdha kokaine dhe heroinë bashkatdhetarët e tyre në Veneto dhe qelitë e ndryshme në veri të Italisë.

Hetuesit u përqendruan te furnitorët shqiptarë, duke arritur kështu të grumbullohen prova serioze në lidhje me drejtuesit e organizatës, të cilët në fakt ndodhen në Shqipëri. Në përfundim të hetimeve, përveç tetë të arrestuarve në aktin mes Selvazzano-s dhe Padovës, u arrit të identifikoheshin 30 persona, pothuajse të gjithë italianë, me një pjesë tuniziane dhe shqiptare.

Të fundit