Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'Shuarja' e Marko Bellos bën bashkë të majtë e djathtë, politikanët mesazhe ngushëllimi: Qoftë i lehtë dheu i vendit tënd!
Politikanët mesazhe ngushëllimi: Njeriu fjalëmirë dhe diplomat karriere... Qoftë i lehtë dheu i vendit tënd!
COVID-19 i ka marrë jetën në moshën 59-vjeçare, ish deputetit dhe ish ministrit nga radhët e Partisë Socialiste, Marko Bello.
Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit ndaj politikanit dhe familjes së tij nga të majtë dhe të djathtë, të cilët e kujtojnë atë si një njeri të qeshur dhe “mik nga më të mirët”.
Pas presidentit Ilir Meta, i cili e cilësoi si një mik, bashkëpuntor dhe qytetar e familjarë model, i cili do të kujtohet gjithmonë nga ata që e njihnin, politikanë të tjerë kanë shprehur ngushëllimet me fjalë të ndjera.
"Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes! Ngushëllimet më të ndjera! Përherë i paharruar në kujtimet tona! LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!”, shkruante Meta.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka cilësuar si patriot të madh dhe zë i fuqishëm i qytetarëve.
"Humbëm Markon, deputetin e denjë, patriotin e madh. Iku Marko, zë i fuqishëm qytetar dhe i qytetarëve", thotë ai.
Kolegu i tij socialist, Arben Malaj, është shprehur se ky është një lajm i trishtueshëm për miqtë dhe kolegët e ish-deputetit, i cili i shërbeu vendit me shumë dashuri.
“Nje lajm i trishtueshem per familjen miqte dhe koleget e Markos. Marko ishte i vecante per humorin qe krijonte perhere sidomis kur te tjeret ishin te merzitu apo pesimist. Prehu ne paqe I dashur Marko! Ngushellime familjes!! Te qofte I lehte dheu I vendit tend qe I sherbeve me aq dashuri”, shkruan Malaj.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjes, miqve dhe kolegëve të Bellos, Basha e cilëson ish-deputetin e PS si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit.
“Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur. Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.
Politikani Fatmir Mediu, e ka cilësuar Bellon si mik nga më të mirët që mund të kesh në jetë.
“Me hidhërim të madh mora lajmin se Miku ynë Marko Bello ndërroi jetë, në luftë me COVID-in. Marko ishte njeri plot jetë që mbushte me gëzim e të qeshura çdo ambient ku ishte prezent. Marko ishte politikan pa komplekse, Ministër dhe deputet mendjehapur dhe i ndershëm.
Mbi të gjitha mik nga më të mirët që mund te kesh në jetë. Ky është një moment i vështirë për Ne miqtë e tij, por veçanërisht për Silvën, femijët dhe familjen e tij. Lutemi që Zoti të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë. U prehsh në paqe miku im. Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen dhe humorin tënd”, shkruan Mediu.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në mesazhin e tij të ngushëllimit, shkruan se Marko ishte një njeri i fortë e plot energji dhe se të gjithë mendonin se do t’ia dilte.
“Lamtumirë kolegut, ambasadorit, profesorit dhe mikut të dashur Marko Bello!
Gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji. Unë kam patur personalisht mundësinë ta njoh prej vitit 1997 asokohe Ambasador i RSH në Rumani, për të vijuar si deputet e anëtar i Kabinetit Qeveritar deri në vitin 2005, më pas sëbashku kolegë në Grupin Parlamentar Socialist në Kuvendin e Shqipërisë. Ngushëllimet më të sinqerta Silvës dhe fëmijëve për ndarjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait tyre të dashur. U prehsh në paqe, miku i mirë Marko Bello!”, shkruan Balla.
Edhe socialisti Namik Dokle, i cili dha lajmin tragjik mëngjesin e sotëm, shkroi një mesazh të ndjerë për mikun dhe kolegun e tij.
“Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!! Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi...”, shkruante Dokle.
“Miku buzagaz dhe bashkëpunëtor i kohëve të vjetra”, e quan Agron Duka kolegun Marko Bello, në mesazhin e ngushëllimit për ndarjen e tij nga jeta.
“Një lajm i hidhur, i pa besueshem edhe në këtë vit të mbrapsht. Miku buzagaz, bashkëpuntor i kohëve të vjetra dhe sfidave të reja, ishte një vlerë e shtuar në jetën e secilit prej nesh që kemi pasur fatin të ndajmë me Markon momete jete.
Një humbje e madhe për sferën tonë publike, të cilës do t’i mungojë angazhimi i një intelektuali aktiv si Profesor Marko. Ngushëllimet më të ndjera familjes Bello, i jam pranë në këtë dhimbje tronditëse. Lamtumirë Marko. I paharruar kujtimi yt”, shkruan Duka.
Aleksandër Biberaj e ka konsideruar shuarjen e Bellos si një lajm të trishtë, duke shtuar se me ikjen e tij Shqipëria humbi një qytetar fisnik, intelektual, profesor, diplomat dhe një politikan i shkëlqyer.
“HOMAZH PER MIKUN MARKO BELLO! Shqiperia humbi nje qytetar fisnik, intelektual, profesor, diplomat, politikan i shkelqyer, perfaqesuese i social-demokracise shqiptare! Te dashur miq, Sot ne mengjes morem nje lajm shume te trishtuar per ndarjen nga jeta te Marko Bellos, nje qyterar fisnik, diplomat karriere, intelektual, profesor”, shkruan Biberaj.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, Besnik Mustafaj, e quajti Bellon si një mik shumë i çmuar prej 45 vjetësh dhe një diplomat plotë dinjitet.
“Një shqiptar i mirë, një diplomat plot dinjitet, një politikan me integritet të lartë dhe një mik shumë i çmuar prej 45 vjetësh. Ky ishte Marko Bello për mua. RIP i paharrueshmi Marko!”, shkruan Besnik Mustafaj.
Astrit Patozi ka shprehur trishtimin e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të politikanit, duke shtuar se merita kryesore për marrëdhëniet e mira të të majtëve dhe të djathtëve me të si person, i takon vetëm atij.
“Me Marko Bellon jemi njohur, kur asnjëri prej nesh nuk merrej me politikë, ndaj edhe nuk kishin shumë arsye për të pasur mosmarrëveshje dhe, aq më pak, për t'u grindur. Pak vite më vonë koha apo fati na vendosi në dy anët e kundërta të barrikadës. Dhe kjo jo vetëm nuk e cënoi miqësinë, por jam i sigurt se e shtoi mirëkuptimin dhe respektin midis nesh.
Kam bindjen se merita kryesore për këtë lloj marrëdhënieje, që haset kaq rrallë në viset tona të ashpra, i takon atij. Sot mësova me trishtim se Marko u nda nga kjo botë, pas një beteje të gjatë me armikun e padukshëm, të cilin ende një pjesë prej nesh nuk e pranojnë se ekziston.
Ndoshta ikja e parakohshme e një shqiptari të njohur dhe të mirë mund të shërbejë që kjo shoqëri ta marrë pak më seriozisht këtë pandemi të flamosur, që nuk po kursen askënd”, shkruan Astrit Patozi.
Kujtojmë se, politikani Marko Bello humbi jetën mesnatën e djeshme në një spital në Turqi, ku dhe po kurohej për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
