E-TJERA

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend/ Nafta ulet me 5 lekë, rritet gazi

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend/ Nafta

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta do të tregtohet me 5 lekë më pak. Nga 197 lekë për litër, nafta do të shitet me 192 lekë/litri.

Ndërsa benzina nga 189 lekë/ litri do të kushtojë 2 lekë më pak, 187 lekë/litri. Bordi ka vendosur të rrisë çmimin e gazit nga 69 lekë për litër në 71 lekë/litri.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë për liter.Çmimet hyjnë në fuqi duke nisur nga sot në orën 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Kujtojmë që ndryshimi i fundit i çmimeve u bë një ditë më parë.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë/litër.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Të fundit