Flash News
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Në mars i bëri atentat Saimir Reçit, kush është Martin Bardhi që u ekzekutua sot në Rrëshen
Martin Bardhi 63-vjeç, u vra ditën e sotme me armë zjarri në Rrëshen. I ndjeri kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.
Në mars të këtij viti ai u arrestua, pasi tentoi që të vriste Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit i ekzekutuar në vitin 7 janar 2020.
Martin Bardhi së bashku me të birin, pas një konflikti për motive bnale të këtij të fundit shkuan në shtëpinë e Reçit dhe qëlluan me armë zjarri drejt makinës së tij. Për këtë ngjarje asokohe u shpall në kërkim djali dhe nipi i tij.
Pista e parë ku po hetohet është hasmëria dhe konfliktet e vjetra që ka pasur. Nuk dihet zyrtarisht nëse vrasja ka lidhje me ngjarjen e muajit mars.