Flash News

E-TJERA

Në prill iu bë atentat, sot u arrestua për armëmbajtje pa leje; kush është Aldi Mustafa

Në prill iu bë atentat, sot u arrestua për armëmbajtje pa

Aldi Mustafa i shpëtoi atentatit në prill të këtij viti, Sasia e eksplozivit ishte vendosur tek goma rezervë e mjetit tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonte Mustafa. 37-vjeçari nuk mori lëndime nga shpërthimi, i cili ishte i komanduar.

Por, Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai njihet si miku i Aleksandër Lahos ose ndryshe “Rrumi i Shijakut”. Ky i fundit ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur.

Në vitin 2021 Mustafa u arrestua së bashku me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se do të kryenin një vrasje.

Mustafa rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit