Flash News

E-TJERA

Në vitin 2001 akuzohej për vrasje të dyfishtë në Belgjikë, kush është Andrea Kalemi?

Në vitin 2001 akuzohej për vrasje të dyfishtë në

Andrea Kalemi, 51-vjeçari i plagosur në Patox të Greqisë, është një emër i njohur për policinë shqiptare.

Në vitin 2001 Kalemi është arrestuar nga forcat RENEA pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia belge, për vrasjen e dy vëllezërve Mevlan e Adriatik Çaça. Ngjarja ndodhi më 13 prill të vitit 2001 në në Anderleht të Belgjikës dhe akuzohej se e kishte kryer në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi.

Në vitin 2017 51-vjeçari është arrestuar në Tiranë bashkë me dy persona të tjerë nën efektin e alkoolit duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Kalemi bashkë me dy personat që e shoqëronin kundërshtuan punonjësit e policisë. Po ashtu, ata dhunuan një efektiv duke e lënë të plagosur.

Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi kushëriri, Aleksandër Sadikaj. Pak muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e biznesmenit u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe u shpall në kërkim shoku tjetër Andrea Bode.

Të fundit