Flash News

E-TJERA

Nëndrejtori i Policisë së Tiranës: Nuk i shpërndamë, të protestojnë në trotuar

Nëndrejtori i Policisë së Tiranës: Nuk i

Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Luigj Vathi ka dhënë një deklaratë për mediat pas tensioneve që pati mes protestuesve dhe uniformave blu para kryeministrisë.

Ai tha se policia nuk ka shpërndarë protestën, por ka liruar rrugën, duke iu kërkuar qytetarëve që të protestojnë në trotuar. Vathi bëri me dije se lirimi i rrugës iu është kërkuar organizatorëve të protestës pasi bënë kërkesën e dytë.

“Dua të bëj një sqarim. Në bazë të njoftimit të organizatorëve protesta ishte deri në orën 17.00. Pas një kërkese të dytë, ne u kemi kthyer përgjigje me shkrim që të lirojnë rrugën dhe të protestojnë në trotuar. Ne se kemi shpërndarë protestën, kemi liruar rrugën për qytetarët, automjetet dhe mjetet e transportit publik”, tha Vathi.

 

Të fundit