Flash News

E-TJERA

“Nesër do jem me ju”, grevistet replikë Ramës: Jemi të detyruara, mos na zhgënje

“Nesër do jem me ju”, grevistet replikë Ramës: Jemi
Gratë naftëtare

Gratë naftëtare i janë përgjigjur sërish kryeministrit Rama, teksa ky i fundmit i ftoi në dialog ditën e nesërme.

Ato shprehen se shpresojnë që Rama mos t’i zhgënjejë dhe të mbajë premtimet për pagat e tyre.

Njëra prej naftëtareve shtoi se tashmë ato nuk mundet të qëndrojnë në grevë, për shkak se gjendja e tyre shëndetësore është vështirësuar.

“Do i luteshim zotit kryeministër mos të zhgënjejë. Jam e zhgënjyer. Mos të na nxjerr të zhgënjyera nga kjo derë. S’kemi më mundësi të durojmë këto vuajtje, s’kemi zgjidhje tjetër. Jemi të detyruara. Nuk jemi mirë nga shëndeti, s’po e përballojmë më. Mos na zhgënjeni”, tha grevistja.

 

Të fundit