Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Kongresi i Jashtëzakonshëm te komisioni për analizimin e 25 prillit; 4 vendimet që u morën në Asamblenë e PS

Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare që është zhvilluar online pa praninë e kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet në Turqi në një vizitë dyditore.
Gjatë këtij takimi u miratuan katër vendime që lidhen me thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më 12 qershor, analizën e zgjedhjeve të 25 prillit apo zgjedhjet në strukturat vendore të PS.
Asambleja u drejtua nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili tha se Kongresi i PS më 12 qershor do të shënojë dhe fillimin e një fushate hapjeje të re të PS.
Ai theksoi se do të zhvillohet një analizë e procesit të zgjedhjeve të 25 prillit, që do të shërbejë për t'u përgatitur për zgjedhjet lokale.
Analiza do të kalojë në tre faza përmes një komisioni të posaçëm ndërsa procesi do të nisë në 15 qershor të këtij viti, deri në 15 Janar të 2022 në çdo nivel të partisë.
Analiza e Rezultateve në Zgjedhjet e Përgjithshme
VENDIMI
Nr.2, datë, 02.06.2021
Për Zhvillimin e Analizës së Rezultateve në Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prillit 2021
Në zbatim të Statutit të Partisë, neni 37 “Detyrat e Asamblesë Kombëtare të Partisë”, Asambleja Kombëtare e Partisë,
V E N D O S I:
Në periudhën 15 Qershor 2021 – 15 Janar 2022 në strukturat vendore të partisë (OS, KSNjA, Bashki, Qark) do të zhvillohen analizat për rezultatet në Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prillit 2021.
Sipas Vendimit përkatës të Asamblesë Kombëtare do të ngrihet dhe funksionojë një Komision i Posacëm i Analizës për Rezultatin e Zgjedhjeve të Përgjithshme të 25 Prillit, i cili do të përcaktojë metodologjinë e procesit të analizës.
Mbledhjet dhe takimet për analizën e rezultateve zgjedhore do të zhvillohen sipas këtyre fazave:
Faza e parë: Analizat për rezultatet e zgjedhjeve në OS të zhvillohen në periudhën 15 Qershor – 15 Nëntor 2021. Brenda kësaj faze do të zgjidhen edhe bashkë-drejtuesit e rinj të organizatave socialiste.
Faza e dytë: Analizat për rezultatet e zgjedhjeve në Këshillat Socialiste të Njësive Administrative (KS të NJA) të zhvillohen në periudhën 15 Nëntor- 15 Dhjetor 2021.
Faza e tretë: Analizat për rezultatet zgjedhore në AS të bashkive dhe shkallë qarku të zhvillohen në periudhën 15 Dhjetor 2021 – 15 Janar 2022 dhe zgjedhja e kryetarëve të PS në nivel bashkie.
Komisioni i Posacëm i Analizës, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e partisë të bashkive të marrin masat organizative për përgatitjen në kohë dhe ndjekjen e analizave që do të zhvillohen në strukturat vendore të partisë.
Ngritja e Komisionit të Posaçëm të Analizës së Rezultatit të Zgjedhjeve të Përgjithshme
Vendimi tjetër ka të bëjë me ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës së Rezultatit të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 25 Prillit 2021.
Mbështetur në Statutin e Partisë, Neni 37 mbi “Detyrat e Asamblesë Kombëtare të Partisë”, me qëllim përgatitjen dhe ndjekjen e analizave në strukturat e partisë për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021, Asambleja Kombëtare e Partisë,
VENDOSI:
I. Të ngarkojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Analizës së Rezultatit të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 25 Prillit 2021.
II. Përbërja e Komisionit të Posaçëm të Analizës përcaktohet me urdhër të veçantë të Kryetarit të Partisë.
III. Komisioni i Posaçëm i Analizës të organizojë punën e tij në nivel kombëtar, rajonal, qark dhe bashki.
IV. Komisioni i Posaçëm i Analizës do të hartojë raportin paraprak të analizës që identifikon situatën organizative, përbërjen gjinore, moshore, rezultatin e saj në tre zgjedhjet e fundit politike, përmbushjen ose jo të objektivit elektoral. Ky formular do të hartohet për të gjitha nivelet, duke filluar nga OS, KSNjA, Bashki dhe në Qark.
V. Brenda Periudhës 15 Qershor – 15 Korrik, Komisioni i Posaçëm i Analizës duhet të kryejë këto detyra:
1. Të hartojë raportin paraprak të gjendjes organizative të partisë dhe të rezultateve zgjedhore në tre zgjedhjet e fundit politike (2013, 2017 dhe 2021)
2. Të hartojë raportin për funksionimin e sistemit të patronazhit mbi bazën e të dhënave të administruara nga Sekretariati Ekzekutiv dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Kongresi i PS në 12 qershor
Në vendimin për thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë është miratuar dhe data më 12 qershor dhe rendi i ditës.
1. Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);
2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;
3. Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi ynë Qeverisës në Mandatin e Ri.
4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.
Mbledhjet Zgjedhore
Vendimi tjetër i Asamblesë Kombëtare që u miratua sot ka të bëjë me Zhvillimin e Mbledhjeve Zgjedhore në Strukturat Vendore të Partisë.
Mbështetur në Statutin e Partisë, Neni 23, pika 6 dhe 7; Neni 26 pika 2, gërma d; Asambleja Kombëtare e Partisë,
VENDOSI
I. Në periudhën 15 Shtator 2021 – 15 Janar 2022 të zhvillohen mbledhjet zgjedhore në strukturat vendore të partisë.
II. Mbledhjet për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë do të zhvillohen sipas këtyre fazave:
1. Faza e parë: 15 Shtator- 15 Nëntor 2021 – Mbledhjet për zgjedhjet e reja në OS për zgjedhjen e bashkë-kryetarëve të OS dhe sekretarit/ëve të OS.
2. Faza e dytë: 15 Nëntor-15 Dhjetor 2021 – Gjatë kësaj faze sipas përcaktimeve në Statutin dhe Librin e rregullave të Partisë me ndryshimet në drejtimin e OS (zgjedhjen e bashkëkryetarëve të rinj të OS):
a. Të bëhen përmirësimet në përbërjen dhe drejtimin e KS, AS të bashkive dhe në Këshillin Koordinues të Qarkut;
b. Të bëhen ndryshimet në përbërjen e anëtarësisë së KS të NJA me përfshirjen në to të bashkë-kryetarëve të OS të zgjedhur të rinj;
c. Të bëhen ndryshimet në përbërjen e mbledhjeve të zgjeruara të AS të bashkive me përfshirjen e bashkëkryetarëve të rinj të zgjedhur në OS të bashkive;
3. Faza e tretë: 15 Dhjetor 2021-15 Janar 2022 të zhvillohen:
a. Mbledhjet e zgjeruara të AS të bashkive për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të bashkive në të gjitha rastet kur ata janë të komanduar apo japin dorëheqjen për arsye të mosrealizimit të objektivave në zgjedhjet e përgjithshme.
b. Konstituimi i AS të bashkive, KSNjA dhe të Këshillave Koordinues të Qarqeve.
c. Drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e partisë të bashkive të marrin masat organizative për zhvillimin e ndjekjen e mbledhjeve zgjedhore në OS dhe procesin e përmirësimeve në përbërjen dhe drejtimin e KSNjA, AS të bashkive dhe në Këshillat Koordinues të PS të qarqeve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

