Flash News

E-TJERA

Nga miq në armiq/ Ngjarja që “krisi” raportin mes Nuredin Dumanit dhe Tao Çelës, hakmarrja

Nga miq në armiq/ Ngjarja që “krisi” raportin mes Nuredin

Mbrëmjen e djeshme i shumëkërkuari Nuredin Dumani ra në prangat e policisë. Ai u arrestua pas një përleshje me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin. Dyshohet se Dumani tentoi t’i bënte atentat Tao Çelës, edhe ky një emër i njohur për policinë.

Dumani ka qëlluar me breshëri plumbash drejt një mjeti tip ‘BMË’, në të cilin dyshohet se ishte Çela. Dumani dhe Tao Çela sot janë armiq, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Dikur, dy emrat mbi të cilët rënojnë akuza të rënda kanë qenë miq. Dyshohet se konflikti dhe armiqësia mes tyre nisi pas ekzekutimit të Klevis Kapllanit në shtator të 2020-ës, vrasje e urdhëruar nga Tao Çela.

Kapllani ishte mik i Nuredin Dumanit dhe ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Ekzekutimi i vëllait të Tao Çelës ndodhi vetëm dy ditë më pas në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Këto ngjarje e kthyen Dumanin dhe Çelën në armiq të përbetuar.

 

Të fundit