Flash News

E-TJERA

Nga Olta Xhaçka te Rudina Hajdari, kush janë deputetët që s'morën pjesë te shkarkimi i Metës

Nga Olta Xhaçka te Rudina Hajdari, kush janë deputetët që

114 deputetë morën pjesë sot në votimin për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës, Ilir Meta. 104 prej tyre votuan pro shkarkimit, 7 deputetë votuan kundër, ndërsa 3 të tjerë abstenuan.

Në seancën e sotme plenare dhe njëkohësisht në votimin për shkarkimin e kreut të shtetit nuk morën pjesë 7 deputetë. Bëhet fjalë për: Olta Xhaçkën, Ambra Borova, Rudina Hajdari, Enada Kapllani, Korab Lita, Jetmira Raboshta, Fidel Ylli.

Rudina Hajdari ndodhet në Shtetete e Bashkuara të Amerikës, ndërsa për 6 deputetët e tjerë nuk dihen arsyet përse munguan në seancën e sotme plenare.

Ilir Meta bëhet sot presidenti i parë i Republikës që shkarkohet nga detyra në historinë e shtetit shqiptar. Tani është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të rënda të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

 

Të fundit