Flash News

E-TJERA

Nga protestuese në zv.ministre/ Silva Caka “shefe” e policëve që e dhunuan

Nga protestuese në zv.ministre/ Silva Caka “shefe” e

Emërimi i Silva Cakës në postin e zëvendësministres së Punëve të Brendshme ka ngjallur reagime dhe diskutime në opinionin publik, jo vetëm për shkak të kaluarës së saj politike, por edhe për faktin se ajo vetë ka qenë objekt i dhunës policore gjatë protestave kundër qeverisë që sot përfaqëson.

Caka, ish-deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), dhe e njohur gjerësisht si figurë e politikës opozitare në vitin 2020 gjatë një proteste kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, u përball fizikisht me forcat e rendit, duke u dhunuar nga Policia e Shtetit, një ngjarje që u pasqyrua gjerësisht në media në atë kohë.

Nga protestuese në zv.ministre/ Silva Caka “shefe” e
Silva Caka në protestën te Teatri

Po aq i freskët është edhe qëndrimi i saj publik i datës 20 shkurt 2024, kur në një deklaratë drejtuar qytetarëve, Caka bënte thirrje për t’u ngritur në protesta kundër mazhorancës së Partisë Socialiste dhe qeverisë Rama, të cilën e akuzonte për abuzim me pushtetin dhe shtypje të lirisë së shprehjes.

Por dje, në një kthesë të papritur, Caka është emëruar në një nga pozicionet më të larta drejtuese brenda Ministrisë së Brendshme, institucioni përgjegjës për strukturat e policisë që, paradoksalisht, dikur e ndaluan me forcë.

Një reagim lidhur me rastin ka ardhur dhe nga Drejtuesi i Departamentit të Komunikimit në PD, Alfred Lela i cili u përfshi asokohe në përplasjen e policisë, në mbrojtje në Cakës.

Në një postim në rrjete sociale, Lela shkruan ndër të tjera se nga e dhunuar tashmë Silva ka vendosur te behet shefe e policeve qe e dhunuan.

Edhe Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Cakës si zëvendësministre e Brendshme. Në një deklratë publike PL e akuzoi Cakën për braktisjen e vlerave të demokracisë në këmbim të një posti në qeveri.

Ky emërim në fakt duket se është simbol i lëvizjeve të pashpjegueshme brenda klasës politike shqiptare, ku kufijtë mes kundërshtarëve politikë shuhen përballë interesave të përbashkëta apo pazareve të momentit.

Të fundit