Flash News

Ditari i Opozitës

Emërimi i Silva Cakes si zv.ministre, reagon PL: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por shkoi të ndjekë shkollën e vjedhjes

Emërimi i Silva Cakes si zv.ministre, reagon PL: Na tha që do ndiqte

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakës si zëvendësministre e Brendshme, duke e akuzuar për braktisjen e vlerave të demokracisë në këmbim të një posti në qeveri.

Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, përmes një reagimi në rrjetet sociale, kujtoi se Caka ishte larguar nga radhët e PL-së me arsyetimin se do të ndiqte Shkollën e Magjistraturës, por sipas saj, në fakt ka zgjedhur “Shkollën e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”.

“Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pavlerë në qeverinë e krimit dhe korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet. Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. Ka mbi një vit që S.C. ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Magjistraturën, që në fakt rezultoi aplikim për në ‘shkollën’ e korrupsionit,” – thuhet në reagim.

Memelli shton se Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen e kauzave të saj, duke u zotuar se do të vazhdojë luftën kundër qeverisë Rama “krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me shqiptarët e ndershëm”.

Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit te Partisë se Lirisë

Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.

Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.

As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.

Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.

Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.

 

 

Të fundit