Flash News

E-TJERA

Ngjela: SPAK është i blerë dhe i trembur

Ngjela: SPAK është i blerë dhe i trembur

Avokati Spartak Ngjela shprehet i bindur se SPAK-un e goditi politika amerikane dhe nuk duhet diskutuar më gjatë.

“Nëse unë marr për të vërtetë atë që ka thënë ambasadorja amerikane dhe s’ka si të mos jetë e vërtetë, i gjithë ekuacioni merr atë rrjedhë,” – u shpreh Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.

Sipas tij ambasadorja Yuri Kim e cila përfaqëson qëndrimet e SHBA-së dhe praktikisht Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK nuk funksionon, është i blerë dhe i trembur. Për më tepër Ngjela sqaroi se Kraja duhej pyetur dhe për afatet e hetimeve.

Avokati komentoi se deklaratën e Krajës, i cili tha se marrin kërcënime nga portalet. Për Ngjelën kjo është e pavend. Ai theksoi se është korrupsioni mafioz ai që i ka goditur.

 

Të fundit