Flash News

E-TJERA

Ngordhja e pulave, ISUV: Karantinuam zonën pozitive, nuk ka panik për konsumatorin

Ngordhja e pulave, ISUV: Karantinuam zonën pozitive, nuk ka panik për
Foto Ilustruese

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me situatën e ngordhjes së pulave në Durrës, për shkak të gripit të shpendëve.

ISUV deklaroi se mostrat e para të marra para datës 19 mars, përkatësisht në datat 7-17 mars, kanë rezultuar se kishin të bënin me një sëmundje laringu e quajtur laringo trakeit.

Ndërsa mostrat e marra në datën 19 mars, konfirmuan prezencën e gripit të shpendëve. ISUV pohon se është bërë karantinimi dhe është ndaluar prodhimi i vezëve teksa po mbahet nën monitorim situata. ISUV njoftoi se sëmundja në fjalë nuk shkakton probleme të njerëzit.

"Kanë kontrolluar situatën, kanë marrë mostrat, kanë bërë hetimin, nga data 7-17 mars, Shërbimi Veterinar i Ministrisë ka qenë edhe në ndjekje të rasteve, ka pasur raportime për gripi i shpendë, larginotrakeit dhe pseudo. Në këto data rezultat e ISUV në bazë të mostrave kanë rezultuar pozitive për laringo trakeit, në datën 19 mars janë marrë mostra të reja nga një subjekt, kanë qenë 18 mostra dhe në është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve, u morën masat siç i parashikon kontrollet, deklaratë pranë ministrisë së bujqësisë dhe një urdhër për masat e parandalimit, këto masa shoqërohen me protokollet, nga ISV, AK i mbrojtjtes së bimëve dhe të Autoritetit të Ushqimit, kemi karantinuar zonën që ka rezultuar pozitive, në rreze prej 3 km është vatra e rrezikut dhe 10 km është monitorimi. Kemi marrë masa të mëtejshme, ministria e bujqësisë dhe ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisë vendore për t'i informuar për planin e mëtejshëm të masave. Prodhimi vezë është i izoluar, AKU i ka marrë masat, por duam të sigurojmë publikun që kjo sëmundje nuk shkaktojnë problematike në shëndetin e njerëzve", tha zv.ministrja.

Të fundit