Flash News

E-TJERA

Nis muaji i Ramazanit, mesazhet e politikanëve për besimtarët

Nis muaji i Ramazanit, mesazhet e politikanëve për besimtarët
Foto ilustruese

Ka nisur sot muaji i shenjtë i Ramazanit, i cili për të dytin vit radhazi kushtëzohet nga pandemia Covid-19. Sipas riteve, besimtarët myslimanë agjërojnë përgjatë këtij muaji.

Për këtë muaj të rëndësishëm të besimit islam, nuk kanë munguar as mesazhet e urimit nga politikanët shqiptarë.

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët, duke vënë theksin te ditët e vështira me të cilat po përballen shqiptarët. Ai shpreh bindjen se ditë me të mira do të vijnë për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook "Nga mot gëzuar muajin e madhërishëm të Ramazanit".

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha uron një agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët. Ai thotë se ky muaj duhet të shërbejë për t'i udhëhequr të gjithë drejt rrugës së drejtë, duke shtuar se duhet krijuar mundësitë për një jetë më të mirë për shqiptarët.

Në të njëjtën linjë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi uron besimtarët, ndëra thotë se ky është muaji i faljes dhe mirëkuptimit që lartëson vlerat edhe rrit forcën për përballimin e sfidave.

Të fundit