Flash News

E-TJERA

Nis vaksinimi i punonjësve të policisë në ‘Air Albania’, Rama: Sinovak i pari në eficencë, çudi!

Nis vaksinimi i punonjësve të policisë në ‘Air

Prej orëve të para të së shtunës ka nisur procesi i vaksinimit të punonjësve të policisë, në mjediset e stadiumit “Air Albania”.

Procesi është inspektuar nga afër nga Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Pasi i ka uruar policët për vaksinën, Rama duke iu referuar një artikulli të New York Times tha se vaksina kineze Sinovak ishte e para në eficencë.

“Dje ishte shumë interesant një artikull i New York Times dhe Sinovaku ishte i pari në eficencë, çudi”, Tha Rama.

Kujtojmë se janë rreth 12 mijë efektivë që pritet të vaksinohen për Covid-19, ndërsa vijon prej ditës së djeshme edhe vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.

 

Të fundit