Flash News

E-TJERA

Një ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Një ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim i shkon në zyrë Lulzim

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i shkon në zyrë kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Ndërsa sot ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, ambasadorja amerikane më Tiranë po zhvillon një takim me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike.

Takimi mes tyre zgjati 40 minuta. Pas takimit në selinë blu, Kim nuk dha asnjë prononcim për mediat.

Një ditë më parë, Kim pati një takim edhe me presidentin Ilir Meta.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se pavarësisht problemeve të deritanishme, e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë.

Megjithatë, në mbrëmjen e djeshme, ndërsa ishte i ftuar në Syri tv, Meta replikoi me tone të forta në distancë me ambasadoren amerikane.

Ndërsa Meta u bëri thirrje shqiptarëve të bënin gati sfurqet më 25 prill nëse u cenohet vota, ambasadorja e SHBA i tërhoqi vëmendjen që të mos nxisë dhunë.

Ky paralajmërim, nxiti reagimin e ashpër të Metës, duke thënë se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo është bërë palë me Ramën.

Po ashtu, Kreu i Shtetit shtoi edhe se ishte i përgatitur për faktin se SHBA mund ta vriste po të donte.

Të fundit