Flash News

E-TJERA

“Një maloke më pak”, Elisabeta Imeraj për ‘Politiko’: Më vjen mirë që shoqëria reagon dhe nuk e ndjen këtë ndasi

“Një maloke më pak”, Elisabeta Imeraj për

Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka reaguar për herë të parë pas valës së reagimeve kur në disa SMS që ka lexuar përpara KPA, ka thënë se komisionerja e shkallës të parë Genta Bungo, kërkonte shkarkimin e saj për shkak se ishte “maloke”, duke iu referuar origjinës së saj nga Tropoja.

Në një lidhje telefonike në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Imeraj ka thënë se reagimi i shoqërisë është tregues i mirë, nisur edhe nga protesta e organizuar sot para zyrave të Komisionit të Vetting-ut në Tiranë kundër diskriminimit.  

Pjesë nga intervista:

Lela: A ka patur strukturë që duhej të reagonte pas këtij rasti?

Imeraj: Nuk jam ndjerë e befasuar dhe nuk kam pritshmëri reagimi. Më vjen mirë që shoqëria reagon në cdo këndvështrim dhe shumë kanë shprehur mbështetjen. Më vjen mirë që shoqëria nuk e ndjejnë këtë ndasi. Ajo çfarë doli është brenda kuadrati brenda një procesi gjyqësor në vetting dhe nuk ka lidhje me pjesën e të shprehurit në atë institucion si element diskrimunes.

Ajo që kam dashur të shpreh dhe duhet ta bëjë secili nga ne është që pa paragjykuar se nuk mund të ngremë akuza pa fakte të moslejojmë që sot të kemi shprehi të tilla që manifestojnë njerëz në institucionet e caktuara.

Lela: KPK duhej të thoshte dicka?

Imeraj: E shpreha pjesën ligjore të një trajtimi juridik këtij elementi. Kjo është bërë e përditshme në të folurën e sotme. procesi i rivlerësimit është i nevojshëm në reformën në drejtësi. Ajo çfarë është prezantuar në seancë për tre ditë dhe një element në dukje i një paragjykimi që minimalisht jep përshtypjen që për mosinterpretimin e provave.

Nuk ka pasur tendencë për ta parë në këndvështrim tjetër. Nuk dukem nga Tropoja as nga e folura. E mira është se shoqëria reagon ndaj asaj që i duket padrejtësi.

Lela: Piramida e re e drejtësisë duket sikur ka patur përpjekje për ti mbajtur malokët jashtë?

Imeraj: Nuk kam konkluduar në një studim statitiskor të rasteve. Kjo mbetet në vijimësi ta shohim. Nuk jam person paragjykues. Nëse do të ndodhte nuk do ishte gjë e mirë për reformimin apo publikun.

Mesazhi i lexuar nga imeraj në seancë në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit:

“Zonja Genta Bungo ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit. Ajo u përgjigj duke qeshur: ‘Çfarë të duhet, një maloke më pak? Madje nga Tropoja. Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”.

 

Të fundit