Flash News

E-TJERA

Nuk duan formatin horizontal, KAS zgjedh relatorin për ankimimin e PD-së për fletën e votimit

Nuk duan formatin horizontal, KAS zgjedh relatorin për ankimimin e

Ledio Braho është zgjedhur relator i ankimit të PD-së për fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pas shortit të hedhur nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

PD ankimoi në KAS vendimin për fletën e votimit pasi kërkon që ajo të mos jetë në formatin horizontal, por vertikal. KAS do të japë një vendim nëse do të rrëzojë ose jo ankesën e PD-së.

Më herët u zgjodh Koli Bele si relator i ankimit të PS-së për fletën e votimit, pasi socialistët nuk preferojnë emrat e kandidatëve në fletë, por vetëm numrat e tyre.

Fleta e miratuar dje do të jetë në përmasat 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale. Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark, si në Tiranë që ka numrin më të madh të kandidatëve, ashtu edhe në Kukës, apo qarqet e tjera më të vogla. Ajo që ndryshon është madhësia e shkrimit! Pra, emrat në kryeqytet janë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

Të fundit