Flash News

E-TJERA

"Nuk i kemi rënë askujt në qafë", ky është personi që qëlloi me armë drejt Rudolf Zefit në Don Bosko

"Nuk i kemi rënë askujt në qafë", ky

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin që ndodhi sot në Tiranë, ku u qëllua me armë në drejtim të një automjeti.

Rudolf Zefi, i cili ka qenë në makinë bashkë me të vëllanë, ka dëshmuar në polici se nuk e ka njohur personin që dyshohet se është autor i dyshuar për ngjarjen.

Po ashtu policia gjeti në vendin e ngjarjes dhe sekuestroi si provë materiale, 6 gëzhoja, të plumbave që u lëshuan në drejtim të makinës.

42-vjeçari tha në polici se nuk kishte konflikte me asnjë person, ndërsa kjo e fundit po heton mbi ngjarjen.

Ndërkohë babai i 42-vjeçarit, Rudolf Zefi ka thënë gjithashtu se nuk kanë probleme me askënd dhe se në momentin kur autori ka qëlluar, në makinë ishin të dy djemtë e tij të cilët kanë shpëtuar mrekullisht. 

Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai. 

 

Të fundit