Flash News

E-TJERA

"O ma i miri i të tanëve, baba i kombit", Rama dhe Abazoviç i thurrin lavde njëri-tjetrit

"O ma i miri i të tanëve, baba i kombit", Rama dhe

Samiti i Procesit të Berlinit është duke vijuar punimet teksa liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor diskutojnë mbi pritshmëritë dhe pikat e rendit të ditës.

Pak pas açeljes së punimeve, Rama priti të gjithë liderët e pranishëm, por ajo çka ra në sy ishte një afrimitet i madh me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Teksa zbriste nga makina, Rama e quajti Abazoviçin “më të mirin e të tanëve”, ndërsa Abazoviç iu drejtua Ramës si “baba i kombit”.

Ndryshe nga homologu i Malit të Zi, me Kurtin Rama pati një takim më formal, pa shprehur emocione. Qartazi të dy treguan se mes tyre ka një marrëdhënie të akullt, e cila nisi pasi Tirana anuloi mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.

 

Të fundit