Flash News
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
'OK nga lart’/ Si u përdor ligji për ‘Investimet Strategjike’ për të betonizuar bregdetin
Në fund të majit 2015, vetëm dy vite pasi Partia Socialiste kishte ardhur në pushtet, 73 deputetë të mazhorancës i dhanë dritën jeshile miratimit të ligjit për “Investimet Strategjike”, i propozuar nga qeveria si një ndërhyrje me efekt të përkohshëm deri në vitin 2018, e cila do të nxiste investimet e huaja dhe vendase në sektorë me ndikim në ekonominë e vendit.
Nisma parashikonte lehtësira procedurale, fiskale dhe administrative, investime publike, dhënien e tokës publike dhe ndërhyrjen e shtetit për shpronësim të pronës private, e të tjera lehtësira për ata investitorë që do të përfitonin statusin “investitorë strategjikë”.
Vendimmarrja për këto investime do të kalonte në pak duar: në Agjencinë e Zhvillimit të Investimeve dhe në Komitetin e Investimeve Strategjike që drejtohej nga kryeministri Edi Rama dhe kishte në përbërje disa ministra dhe Avokatin e Shtetit.
Ministri i atëhershëm për Tregtinë dhe Sipërmarrjen, Arben Ahmetaj – sot në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash – e mbrojti nismën si një rrugë për të përshpejtuar dhe zgjeruar investimet vendase dhe të huaja duke eliminuar pengesat burokratike.
Relacioni i qeverisë sugjeronte se ligji përpiqej të nxiste investimet në një afat të shkurtër kohor 3-vjeçar deri në hartimin e një ligji të ri integral investimesh dhe se nëpërmjet tij synoheshin sektorë strategjikë të ekonomisë, kryesisht prodhues – përfshirë energjetikën, minierat, bujqësinë dhe peshkimin.
Në vendimet e mëvonshme të Këshillit të Ministrave – të miratuara në zbatim të këtij ligji – u përcaktuan si sektorë strategjikë transporti, infrastruktura, komunikimet elektronike, mbetjet urbane, turizmi, energjetika dhe minierat.
Gjatë një dekade, mazhoranca e shtyu afatin e zbatimit të ligjit 5 herë. Ndërkohë, bilanci i projekteve të mbështetura tregon se ai dështoi të përmbushë qëllimet e deklaruara – për të thithur investime të huaja dhe për të nxitur investimet në sektorët strategjikë – duke u shërbyer, sipas kritikëve, vetëm një grupi të vogël njerëzish për të betonizuar bregdetin shqiptar.
“Qëllimi për të thithur investimet e huaja është pothuajse i parealizuar sepse kemi vetëm një investim të huaj në prodhimin e makinave dhe i dyti është miratuar pak ditë më parë, duke bërë që ky ligj të përfundojë në një ligj që ka shpërndarë favore për një grup biznesesh”, tha Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike në opozitë. “Gjithashtu, sektorët strategjikë si bujqësia, energjia janë anashkaluar”, shtoi ajo.
Qeveria nuk i komentoi kritikat ndaj ligjit për investimet strategjike. Por ndërkohë, Eduard Shalsi, ish-ministër shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes gjatë viteve 2019-2021 dhe deputet i Partisë Socialiste, e mbrojti skemën e investimeve strategjike, ndërsa theksoi se ajo kishte sjellë përfitime për ekonominë shqiptare.
“Çdo ligj matet me efektet që sjell dhe ne kemi 5 miliardë euro investime në një periudhë kohe të shkurtër,” tha Shalsi. “Kjo ka sjellë rritje të qëndrueshme të ekonomisë”, shtoi ai.
‘OK nga lart’
Nga 48 vendime të miratuara deri tani, vetëm dy janë investime të huaja: një investim korean për prodhim pjesësh makinash dhe ai arab për portin e jahteve në Durrës. Vetëm dy prej projekteve janë investime në bujqësi.
Më shumë se 80% e vendimeve kanë favorizuar investime në turizëm, shpesh në zona të mbrojtura natyrore dhe arkeologjike, për të ndërtuar struktura akomoduese dhe hoteleri, ku përfituesit rezultojnë të jenë një grup biznesmenësh të lidhur me qeverinë.
Njëri prej përfituesve të këtij ligji u bë edhe Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, i cili përfitoi statusin për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Drymadesit, një nga zonat më të bukura në jug të vendit, dhe iu dha me vendim qeverie e drejta e përdorimit të brigjeve të detit.
Rasti përfshiu Kuvendin dhe Gjykatën Kushtetuese në një konflikt institucional pasi mazhoranca socialiste refuzoi të zbatonte vendimet e kësaj gjykate për të interpretuar pajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës, duke shënuar një rekord negativ në plotësimin e kritereve për institucionet demokratike në negociatat me BE-në.
Ligji parashikon se AIDA duhet të analizojë paraprakisht profilin e investitorit dhe të kërkojë informacione lidhur me kapacitetin financiar dhe aftësinë e tij për të gjeneruar fonde të mjaftueshme për financimin e investimit, deklaratat financiare, strukturën menaxheriale, pronësinë, pozicionimin në treg, eksperiencat e mëparshme lidhur me fushën e investimit, projekte të ngjashme, si dhe komponentë të tjerë të nevojshëm për të provuar aftësitë e tij investuese dhe potencialin për të qenë investitor strategjik.
Por këto procedura mbeten jotransparente, ndërsa jo në pak raste, investimi strategjik është premtuar më parë nga kryeministri dhe më pas janë kryer procedurat, si në rastin e dhëndrit të Trump me Zvërnecin apo investimi arab në portin e Durrësit.
Por kjo rrugë duket se është ndjekur edhe në shumë prej vendimeve të tjera.
Një person i afërt me procedurat administrative që ndjek AIDA për të hartuar një dosje që më pas kalon për firmë nga Komiteti i Investimeve, i tha BIRN-it se “sipërmarrësit vinin tek ne pasi kishin marrë një ‘OK nga lart’”, duke nënkuptuar kryeministrin.
Duke kërkuar të qëndronte anonim, i njëjti burim pohoi se shpesh dosjet kishin mangësi të mëdha, kompanitë nuk arrinin të justifikonin me bilancet e tyre garancinë financiare që kërkohej për investimet që pretendonin të bënin, por stafi i AIDA-s i asistonte për të ‘kopsitur’ letrat.
Konfidencialiteti i procesit, i miratuar me një vendim të Këshillit të Ministrave, e ndalonte AIDA-n të publikonte të dhënat dhe dokumentet e dorëzuara prej kompanive gjatë fazës së aplikimit.
Tjetërsimi i qëllimit
Ekspertët ligjorë dhe financiarë mendojnë se ligji i investimeve strategjike devijoi nga qëllimet parësore për nxitjen e sektorëve prodhues dhe infrastrukturorë dhe se nuk ndikoi në nxitjen e zhvillimit të ekonomisë, as në turizëm, sektorin ku u aplikua më së shumti.
“U konceptua si një instrument tranzitor për të nxitur kapitalin e madh (kryesisht të huaj) në sektorë strategjikë prodhues dhe infrastrukturorë, por në praktikë ka shërbyer kryesisht si një mjet për të përshpejtuar dhe privilegjuar investime me natyrë të kufizuar zhvillimore, të fokusuara në turizëm bregdetar, kryesisht në pasuri të paluajtshme,” tha Eduart Gjokutaj, themelues i organizatës së edukimit financiar “Altax”.
Duke bërë një analizë të thelluar të bilancit 10-vjeçar të ligjit, Gjokutaj thekson se fakti që investimet u përqendruan në sektorin e turizmit tregon një devijim të thellë nga qëllimi parësor: “stimulimi i investimeve në prodhim dhe infrastrukturë”, por edhe paaftësisë institucionale për të vlerësuar qëndrueshmërinë e investimeve.
“Procesi i vlerësimit të aplikimeve për statusin ‘investitor strategjik’ ka qenë shpesh formal dhe jo i mbështetur në kritere të qarta e të verifikueshme dhe në shumë raste nuk është vlerësuar realisht nëse një investitor është financiarisht i qëndrueshëm, nëse ka përvojë relevante apo nëse synimet e tij janë afatgjata dhe zhvillimore,” tha Gjokutaj, ndërsa shtoi se kjo ka sjellë përzgjedhjen e projekteve me impakt të ulët në ekonomi.
Sipas Gjokutajt, efektet e ligjit në sektorët prodhues – ku synohej ndërhyrja e tij fillestare – janë minimale dhe të papërfillshme.
“Nga të dhënat e publikuara dhe shqyrtimet e rasteve konkrete, investimet e miratuara në sektorin e energjisë, bujqësisë apo transportit janë ose sporadike, ose në pjesën më të madhe janë planifikime të pazbatuara,” thotë ai.
Gjokutaj thekson se edhe investimet në turizëm nuk kanë mundur të krijojnë zinxhir me industrinë prodhuese vendase, por kanë sjellë një “boom informal” të përqendruar vetëm tek ndërtimi.
Edhe Daniel Prroni, ekspert ligjor pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, e cilëson zbatimin e këtij ligji të përqendruar tek turizmi dhe me ndikim minimal në sektorët e tjerë kyç, si bujqësia apo energjia.
“Kjo qasje e ngushtë ka rënë ndesh me vizionin fillestar të zhvillimit ekonomik të gjithanshëm,” tha ai, duke shtuar se “megjithëse vendimet e marra mund të kenë respektuar formalisht ligjin, ato kanë qenë në kundërshtim me qëllimet dhe efektet që ligji synonte të arrinte”.
Prroni vë në dukje gjithashtu se fakti që shumica e investimeve i kanë shkuar përfituesve vendas në sektorin e turizmit tregon se “ligji është përdorur më shumë si mjet trajtimi preferencial sesa si një instrument i mirëfilltë për zhvillim strategjik”.
Ndryshe mendon deputeti socialist Eduart Shalsi, i cili argumenton se ligji “nuk është diskriminues, nëse je i huaj apo vendas, por targeton çdo investim”.
Ndërsa për faktin që në 10 vite zbatimi i tij i dha prioritet vetëm projekteve në turizëm, për Shalsin lidhet me kërkesën që ka pasur sektori dhe hovin e zhvillimit të tij.
“Ne duam të krijojmë mjedisin e përshtatshëm që të tërheqim investitorë seriozë dhe u krijua mjedisi i përshtatshëm aty ku sektorët po zhvilloheshin,” tha ai.
Duke iu referuar mungesës së investimeve në bujqësi, Shalsi sugjeron se shkak ishte tipologjia specifike e këtij sektori, ku toka është e fragmentarizuar.
Kapitalizmi klanor
Që në momentin kur u miratua dhe në 5 herët që u zgjat afati – me vendim të mazhorancës socialiste – propozuesit për ndryshimin ligjor argumentuan se ligji për “investimet strategjike” ishte një mekanizëm kalimtar ligjor deri në hartimin e një ligji integral për investimet, i cili ende nuk ka mbërritur në Kuvend pas një dekade.
Zgjatja e afatit u kërkua fillimisht nga qeveria në vitin 2019 dhe më pas u përdorën emra të ndryshëm të deputetëve socialistë për të propozuar zgjatje të afatit çdo një vit, me pretendimet se ai po ndihmonte klimën e investimeve dhe se “shpejt qeveria do të sillte ligjin e ri”.
Shtyrja e fundit u miratua në fillim të këtij viti duke i zgjatur efektet e tij deri në dhjetor 2026, pas një propozimi nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, ku parashikohet gjithashtu edhe një dispozitë e re që u hap rrugën “investitorëve strategjikë” edhe në sektorë të tjerë.
Zbatimi i tij, sipas ekspertëve dhe opozitës, ka nxjerrë në dritë problematika të mëdha me pronat, mungesën e konkurrencës, keqpërdorimin e burimeve publike në favor të investitorëve strategjikë, konfliktin e interesit në dhënien e statusit dhe mungesën e transparencës në mënyrën si përzgjidhen investitorët – dhe nga ana tjetër nuk ka sjellë ndikim në ekonomi dhe as në sektorin e turizmit ku është fokusuar.
“Problemi kryesor që kishte që në fillim lidhej me aspektin e pronës, ndaj unë propozova amendament për këtë nen në 2015-ën, por nuk e morën parasysh,” thotë deputetja Jorida Tabaku.
Sipas saj, ky nen ka krijuar një anomali sepse lejon që shteti të ndërhyjë mes marrëdhënieve private, të investitorit dhe atij që ka pronën.
“Kjo cenon të drejtën e pronës, të pronarit legjitim për ta zhvilluar,” thekson ajo.
Sipas Tabakut, problematikat e tjera që ka sjellë zbatimi i tij janë dhënia e aseteve shtetërore në mënyrë favorizuese pa asnjë garë dhe miratimi i investimeve brenda Zonave të Mbrojtura.
Edhe eksperti financiar Gjokutaj rendit si një nga dështimet e zbatimit të këtij ligji klientelizmin politik dhe lokal, që kanë justifikuar ndarjen e pronës publike në bregdet, ku ka pasur “një përqendrim të qëllimshëm të ‘statusit strategjik’”.
Kjo mënyrë operimi, sipas tij, ka qenë shpesh në konflikt të hapur me interesin publik dhe ligjshmërinë.
Gjokutaj rendit disa arsye që sipas tij kanë sjellë më shumë probleme me zbatimin e këtij ligji sesa efektet e pritshme të ndikimit të tij në zhvillimin e ekonomisë vendase, duke nisur nga ajo që ai e quan: liberalizimi i paqartë i ‘turizmit strategjik’.
“Ky përkufizim ka zhbërë çdo diferencim midis investimeve reale me impakt afatgjatë dhe projekteve të fokusuara thjesht në tregun e pasurive të paluajtshme,” thekson ai, ndërsa e sheh turrjen e investitorëve vendas drejt turizmit të lidhur me “kosto oportuniteti shumë më të ulët sesa bujqësia, industria apo energjia”.
Po ashtu, Gjokutaj fajëson institucionet për mungesë të një strategjie ndërsektoriale, ku investimet strategjike të shoqëroheshin nga politika të bashkërenduara në taksa, në infrastrukturë, në fuqi punëtore apo në mbështetje financiare.
“Pa këtë koherencë, ligji ka funksionuar në vakum, i shkëputur nga realiteti zhvillimor,” thekson ai, duke dalë në përfundimin se “ky është dështim i një arkitekture ligjore që nuk u shoqërua me integritet institucional, selektivitet real dhe një vizion të qartë për zhvillim ekonomik afatgjatë”.
Për Daniel Prronin, zbatimi i këtij ligji ka ngritur shqetësime serioze për konkurrencën e drejtë, për klientelizëm, cenimin e të drejtës së pronës dhe cenimin e mjedisit – aspekte që, sipas tij, bien ndesh me standardet e BE-së të konkurrencës apo praktikat e mira në qeverisjen ekonomike.
“Ligji jep akses jokonkurrues në asete shtetërore duke anashkaluar procedurat e rregullta të prokurimit dhe diçka e tillë i penalizon sipërmarrjet që ndjekin rrugën e rregullt dhe krijon një perceptim, nëse jo edhe realitet, të klientelizmit apo një kapitalizmi ‘klanor’”, thotë ai, duke shtuar se në këtë mënyrë konkurrenca shtrembërohet në favor të njerëzve me kapital dhe ndikim politik, jo të aktorëve të rinj me potencial inovativ.
Në aspektin juridik, sipas Prronit, ligji ka ndikime serioze mbi të drejtat e pronës, duke përvetësuar prona publike pa garë dhe nga ana tjetër duke shpronësuar pronën private me justifikimin e “interesit publik”, por në fakt u shërben projekteve private.
“Duke marrë parasysh edhe sistemin gjyqësor të ngadaltë dhe të dobët, krijohet një regjim me dy nivele ku investitorët strategjikë mbrohen, ndërsa banorët vendas përballen me pasiguri për të drejtat e tyre të pronës,” përfundoi ai./BIRN
Të fundit
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17