Flash News

E-TJERA

Operacion antidrogë në disa qytete, mbi 150 të arrestuar, sekuestrohet 15 kg kanabis

Operacion antidrogë në disa qytete, mbi 150 të arrestuar,

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA dhe FNSH, ka zhvilluar një operacion antidrogë ku kanë rënë në pranga mbi 150 persona.

Mësohet se operacioni është shtrirë në disa rrethe: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë. Raportohet se janë sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në Tiranë. Gjatë operacionit është kapur edhe një drogë e veçantë që vinte nga jashtë me postë.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë ndërsa hetimi ka nisur muaj më parë.

Të fundit