Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka!

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka!

Mes 43 urdhërarresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe emri i Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë.  

Në janar të 2022 banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. 

Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku ka disa biznese por ne katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen.

Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye nga persona të maskuar i vëllai Enveri.

23 emrat e zbardhur deri më tani për të cilët janë lëshuar urdhër arreste, Disa jane ekzekutuar 

4- Altin Avdylaj - Shijak 

8- Plarent Dervishaj - Durres 

9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS -  Lezhe  

10- Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka - Lezhe  

11- Fatmir Hyseni alias Doçja  -Vlore 

12- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit - Fushe Kruje

13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca - Lezhe 

14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca

15- Miri Bruli- Shkoder 

16- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë

17 - Ergert Mitri - Polic, Ish drejtori i policisë Lezhe

18- Klodian Shahini - ish punonjës policie kufitare

19 - Altin Morina - Ish efektiv i RENEA-s

21- Arjan Tuku, arrestuar në Itali

22- Denis Meta, arrestuar në Spanjë

23- Naim Stafuka - Fushe Kruje - Arrestuar 

Ngjarjet kriminale për të cilat SPAK hodhi dritë

1-Ekzekutimi i Bardhok Pllanës në Shkodër

2-Përplasja e Avdylajve me Bamët e Niklës

3-Vrasja e Brilant Martinajt me shokët

5-Vrasja e Erigers Mihasit 

Të fundit