Flash News

E-TJERA

Opozita bllokoi punimet, Komisioni i Ligjeve mblidhet online

Opozita bllokoi punimet, Komisioni i Ligjeve mblidhet online

Partia Socialiste do të vërë në zbatimin planin “B”, pas bllokimit që opozita i bëri komisioneve parlamentare.

Kështu Komisioni i Ligjeve ka njoftuar se do të mblidhet online në orën 12:30.

“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,

Ju bëje me dije se mbledhja e komisionit, do të vijojë të zhvillohet në orën 12.30 me anë të mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom”, thuhet në njoftimin e bërë publik.

 Në ditën e sotme në Komisioni do të diskutohet për projektbuxhetin 2024. Po ashtu është anuluar edhe mbledhja e Komisionit të Jashtëm.

“Të nderuar, ju njoftoj që për mungesë kuorumi mbledhja e KPJ te orës 12.00 shtyhet. Do te njoftoheni se kur diskutimi i këtij projekt-ligji do te zhvillohet”, thuhet në njoftim.

CFARË NDODHI SOT NË KRYESINË E KUVENDIT?

Deputetët e opozitës prej ditësh kanë njoftuar aksionin e tyre opozitar, duke njoftuar se nuk do lejojnë zhvillimin normal të punimeve.

Sot ata janë përplasur edhe me punonjësit e Gardës, pasi këta të fundit nuk kanë lejuar që të futen brenda ambienteve.

Në kushtet kur ligjvënësit demokratë nuk janë lejuar të futën nga dera, ata kanë hyrë nga dritarja.

Po nga dritarja mbajti një fjalim edhe Sali Berisha, i cili tha se ajo cka ndodhi sot në kryesine e Kuvendit tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë.

Sipas tij Edi Rama është i tmerruar nga aksioni opozitar, ndaj ka urdhëruar që të mos lejohet futja e deputetëve.

Të fundit