Flash News

E-TJERA

"Partizani"/ Avokati i Malltezit: Akuzat të pabaza! Kërkojmë pavlefshmëri të akteve të hetimit

"Partizani"/ Avokati i Malltezit: Akuzat të pabaza!

Avokati mbrojtës i Jamarbër Malltezit ka kërkuar pavlefshmëri absolute të të gjitha akteve procedurale për dosjen "Partizani" të kryera gjatë fazës hetimore, duke e konsideruar të pabazuar ligjërisht akuzën ndaj klientit të tij.

Në seancën e sotme gjyqësore, avokati Klodian Skënderi, tha se Malltezi akuzohet për dy vepra penale, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, por në asnjërin rast nuk qëndron ligjërisht lidhja e tij me faktet.

Akuza për korrupsion pasiv nuk ka asnjë lidhje me z. Malltezi. Ai nuk ka mbajtur kurrë një funksion publik që të përfshihet në këtë vepër penale,” deklaroi avokati.

Ndërsa sa i përket akuzës për pastrim parash, është gjithashtu e pabazë dhe nuk ka lidhje me ndonjë vepër të mëparshme penale”, ka thënë avokati në seancë.

Mbrojtja ngriti gjithashtu një pretendim procedural, duke kërkuar pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, me argumentin se ato janë firmosur nga një person pa titullin magjistrat.

Kërkojmë që të shpallen të pavlefshme të gjitha vendimet gjyqësore të marra gjatë hetimeve, pasi janë firmosur nga një individ që nuk ka statusin e magjistratit”, theksoi avokati.

Të fundit