Flash News

E-TJERA

Pas replikave me Yuri Kim, Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme: Të na ndjekin zyrtarët e drejtësisë e policisë  

Pas replikave me Yuri Kim, Meta njofton konferencë të

Ndërsa sot ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore sipas ligjit në fuqi një ditë para zgjedhjeve, presidenti Ilir Meta ka njoftuar një dalje për mediat.

Në orën 11.00, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi ka njoftuar mediat se do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për mediat, siç shkruan për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.

Po ashtu, në njoftim ftohen ta ndjekin edhe funksionarët e drejtësisë dhe të policisë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.

Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live”, shkruan zëdhënësi i presidentit në Facebook.

Të fundit