Flash News

E-TJERA

Pas shkarkimit nga DASH, Yuri Kim nis punë të re. Si përfitoi ish-ambasadorja nga Shqipëria

Pas shkarkimit nga DASH, Yuri Kim nis punë të re. Si përfitoi

Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e shkarkuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka nisur një punë të re si drejtore ekzekutive në kompaninë ExxonMobil.

Pas shkarkimit nga DASH, Yuri Kim nis punë të re. Si përfitoi

Megjithatë, ky fakt ka ngritur pikëpyetje të forta për lidhjet e saj të mëparshme me Shqipërinë dhe interesat e kompanisë që tashmë e ka punësuar.

Kjo për faktin se në mars të vitit 2021, kohë kur ajo ioshte e akreditur si ambasadore e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ishte pjesë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes qeverisë shqiptare dhe kompanive ExxonMobil dhe Excelerate Energy për futjen e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri.

Më konkretisht, këto kompani janë të lidhura me termocentralin e Vlorës, një projekt që ka konsumuar miliona euro nga buxheti i shtetit shqiptar pa prodhuar asnjë kilovat energji.

Pyetja që lind natyrshëm është: A ishte ambasadorja Kim një diplomate në shërbim të interesave amerikane dhe shqiptare apo ka përgatitur më së shumti terrenin për punësimin e saj të ardhshëm?

 

Të fundit