Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Pavarësisht kundërshtimeve, qeveria italiane ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët
Drita jeshile nga Këshilli i Ministrave për projektligjin "Ratifikimi i Protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracionit" nënshkruar në Romë më 6 nëntor 2023.
Pas aprovimit nga qeveria italiane, drafti do të kalojë në Parlament për miratim. Më 15 nëntor qeveria shqiptare po ashtu ratifkoi marrëveshjen për emigrantët, e cila kaloi në Parlament dhe pritet të miratohet brenda muajit dhjetor.
Marrëveshja ka të bëjë me strehimin e emigrantëve në Shqipëri përmes dy qendrave; ajo e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër.
Të dyja strukturat do të ngrihen dhe administrohen nga qeveria italiane, e cila do të mbulojë të gjitha shpenzimet. Emigrantët e shpëtuar në Mesdhe do të nisen me anijet italiane dhe do të kalojnë filtrin e parë në Shëngjin ku do të tentohet identifikimi dhe më pas do të kryhet verifikimi për gjendjen shëndetësore.
Janë parashikuar rrugë të ndryshme kalimi për ata me sëmundje apo ata që do të duhet të qëndrojnë në paraburgim.
Marrëveshja në fjalë është kritikuar nga radhët e opozitës në Shqipëri, Itali, por edhe nga organet drejtuese në Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian u shpreh se nuk ka qenë në dijeni të marrëveshjes dhe akteve ligjore që ajo përshkruan, ndaj kërkoi më shumë informacion nga Italia dhe Shqipëria, mbi depërtimin e refugjatëve.
“Jemi në kontakt me autoritetet italiane, kemi kërkuar të marrim detaje për marrëveshjen e emigracionit me Shqipërinë. Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojnë të bëjmë. Ne jemi njoftuar për marrëveshjen Itali-Shqipëri përpara shpalljes”, u shpreh një zëdhënëse e KE.
Andrea Costa, president i shoqatës së ndihmës emigrantëve me bazë në Romë, Baobab Experience, tha se njoftimi i kapi të gjithë në befasi dhe tregoi se politikat e qeverisë italiane të imigracionit po shkonin në drejtimin e gabuar.
Costa tha se Shqipëria do të kthehet në një Lampedusa të dytë ose Ruanda (referuar këtu planin britanik për depërtim që u rrëzua sot).