Flash News

E-TJERA

Nishani përcillet për në banesën e fundit/ Berisha s'mban lotët gjatë fjalës së lamtumirës, Vjosa Osmani krah familjarëve

Nishani përcillet për në banesën e fundit/ Berisha

I është dhënë lamtumira e fundit ish-presidentit të vendit, Bujar Nishanit. Ai u përcoll në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa të gjithë flamujt janë ulur sot gjysëmshtizë.

Ditën e sotme u zhvilluan rreth dy orë homazhe në ambientet e presidencës, por edhe një ditë më parë, familja e tij priti miq, kolegë dhe dashamirës.

Në homazhe morën pjesë shumë figura politike nga Shqipëria dhe Kosova. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i shpqëruar nga bashkëshortja e tij, por edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ishin krah familjarëve teksa përcollën ish-presidentin në banesën e tij të fundit.

Në fjalën e lamturës, Berisha nuk i mbajti lotët, për atë të cilin e kishte konsideruar si mik dhe një bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

“Do mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi. Do kesh gjithmonë mirënjohjen dhe do jetosh përherë në kujtesën tonë. Dua të shpreh një falenderim për familjen tënde, për ata që bënë gjithçka që ti mos të niseshe në këtë rrugë pa kthim. U prefsh në paqe miku ynë i dashur”, tha i përlotur Berisha.

Me zërin duke u dridhur, ndërkohë që falenderonte të pranishmit për pjesëmarrjen në ceremoninë për nder të babait të tij, djali i Bujar Nishanit, Ersi tha se familja kishte humbur busullën me largimin e tij nga jeta. Ai tha se Bujar Nishani nuk bënte kompromis për tre gjëra: Familjen, Zotin dhe Atdheun.

 

Të fundit