Flash News

E-TJERA

Përfshirja në dosjen ‘McGonigal’, Dorian Duçka paraqitet në SPAK

Përfshirja në dosjen ‘McGonigal’, Dorian Duçka

Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Mësohet se Duçka ka shkuar në SPAK mesditen e sotme, ndërkohë që arsyet se përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ende nuk dihet.

Dosje ‘McGonigal’

McGonigal pranoi fajësinë për fshehjen e faktit se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë nga ish-zyrtari i lartë të FBI-së u bë në një gjykatë federale në Uashington, në bazë të një marrëveshje mes akuzës dhe avokatëve të Charles McGonigal, përmes së cilës ai pranoi fajësinë për akuzën e parë për fshehje provash materiale dhe prokurorët rrëzuan tetë akuzat e tjera në akt-padi.

McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kreut të qeverisë, Dorian Duçka.

Gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se të gjitha lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri, i kishte zhvilluar përmes mikut të tij Agron Nezaj, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri.

Të fundit