Flash News

E-TJERA

Përplasja për pronën përfundoi në tragjedi, dinamika e konfliktit që i mori jetën gjyqtarit të Apelit

Përplasja për pronën përfundoi në tragjedi, dinamika e

Është zbardhur dinamika e krimit të regjistruar pasditen e kësaj të hëne brenda ambjenteve të Gjykatës së Apelit, ku mbeti i vdekur gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy të tjerë. 

Autor i dyshuar i krimit, Elvis Shkëmbi zbrazi armën pas përfundimit të një seance gjyqësore, ku xhaxhai i tij Gjon Shkambi humbi gjyqin për një godinë në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, ku janë të strehuar 31 familje.

Familja Shkambi pretendon pronësinë mbi atë godinë, teksa gjyqi i sotëm kishte të bënte me një seancë për masat administrative të vendosura nga përmbaruesi, ku 31 familjet duhet të paguanin nga 500 mijë lekë të vjetra për shkak se nuk kishin liruar godinën, por kanë arritur ta fitojnë gjyqin edhe në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Konflikti për çështjen e pronësisë mes palëve

Konflikti për pronën zvarritet gjyqeve prej disa vitesh, teksa Gjon Shkambi e kishte denoncuar historinë edhe nëpër media.

Sipas pretendimit të Gjon Shkambit, xhaxhait të autorit Elvis Shkambi, ai kishte fituar në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.

Ai pretendon se pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e Gjonit.

Prona për të cilën bëhet fjalë është Shkolla e Rezervave në Shkodër, pronësinë e të cilës e pretendon familja Shkambi. Në atë godinë banojnë edhe 31 familje të tjera, të cilat Gjon Shkambi kërkonte të nxirreshin jashtë, sepse sipas tij, qëndronin aty pa të drejtë, e kishin zaptuar dhe shfrytëzonin pronën e tij.

Përplasja për pronën përfundoi në tragjedi, dinamika e
Prona

Në vitin 1992, 31 familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-Shkollës së Rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara

Në vitin 2020, 31 familje në lagjen Skënderbeg në Shkodër u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit. Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë. Në atë kohë doli një pronar. Gjon Shkambi pretendoi të ishte pronar i godinës dhe tentoi të futej në godinë. Banorët e akuzuan në atë kohë se ka dokumente false.

Gjyqi për pronën mendohet të ketë qenë edhe shkak i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir,të cilët ishin pala tjetër në këtë proces gjyqësor për pronën.

Të fundit