Flash News

E-TJERA

Përplasje mes shqiptarësh? Detaje nga masakra me 6 të vrarë në Greqi: Makina e autorëve me targa false shqiptare

Përplasje mes shqiptarësh? Detaje nga masakra me 6 të vrarë

Zbardhen detaje të reja nga masakra me 6 të vrarë në Loutsa të Greqisë. Mediat greke deri tani kanë raportuar se viktimat të qëlluar me breshëri plumbash në një automjet në rrugën Arrionos dhe Acropoleos janë shqiptarë.

Pesë prej tyre janë gjetur të vdekur në automjet me targa gjermane, ndërsa i gjashti ka qenë shoferi, i cili është qëlluar jashtë makinës.

Duket se shoferi ka tentuar të reagojë kur autorët kanë qëlluar makinën, por edhe ai ka vdekur në pjesën e pasme të mjetit nga plumbat i tyre.

Deri tani dyshohet se kemi të bëjmë me larje hesapesh. Makina me autorët ishte me targa false shqiptare dhe të shtënat u qëlluan nga një armë e vetme, raporton media greke neësbomb.gr.

Autoritetet po hetojnë të identifikojnë gjashtë shqiptarët e vrarë , ndërkohë që janë në kërkim të një Ford të zi dhe një motoçikletë dhe për këtë janë vënë në dijeni portet dhe aeroportet për të mos ikur jashtë vendit.  

 

Të fundit