Flash News

E-TJERA

Gjashtë shqiptarë të vrarë në Greqi, flasin dëshmitarët: Pati shkëmbim të shtënash

Gjashtë shqiptarë të vrarë në Greqi, flasin

Gjashtë persona u vranë pasditen e sotme në Greqi gjatë një atentati mafioz. Sipas medieve greke të gjashtë viktimat janë shqiptarë.

Duke folur për mediat helene dëshmitarët  u shprehën se të shtënat janë dëgjuar kudo.

Dëgjuam të shtënat ” , thotë një banor i zonës.

Megjithatë, askush nuk ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për shkak të frikës.

Nuk shkuam drejt atje sepse, u trembëm”, shpjegoi një tjetër banor, duke shtuar se në bazë të breshërive dukej sikur ishte automatik.

 “Ishte shumë shpejt”, shtoi ai, duke shpjeguar se ishte e pamundur të numërohej sa plumba ranë. 

Të shtënat vazhduan për një kohë të gjatë, nuk e di si dhe ishin shumë të shpejta. Dhe duhet të ketë qenë shkëmbimi i zjarrit nga të dyja palët. Natyrisht që ishim të tmerruar, nuk guxuam t’i afroheshim vendit që në fillim”, tha ai.

 

Të fundit