Flash News

E-TJERA

Përurimi i bustit të babait të Mitsotakis, kryeministri grek ‘shmang’ Ramën, dërgon përfaqësues në Derviçan

Përurimi i bustit të babait të Mitsotakis, kryeministri grek

Ceremonia e përurimit të bustit të babait të kryeministrit Grek Mitsotakis, Kostantinos Mitsotakis, ka sjellë në Derviçan edhe kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij Rama shprehu dëshirën që pjesë e përurimit të ishte edhe vetë kryeministri grek, i cili ka vendosur të mos jetë prezent, por të dërgojë një përfaqësues nga partia e tij.

“Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur i Demokracisë së Re. Ai ishte një djalosh i ri kur e shoqëronte Konstantinos. Dhimitris Avramopulos. Nuk e harroj kurrë kur isha ministër i Kulturës dhe dëgjova zotin Avramopulos të fliste me respekt për punëtorët shqiptarë në Greqi. Pas gjysmë shekulli të këputjes së lidhjes sonë, në periudhën e vështirë kur shqiptarët njehsoheshin me një pakicë keqbërësish që bënin lajm teksa kokulur shumica dërrmuese dërrmohej në punët më të vështira, ai tha ato fjalë”, tha Rama.

Kujtojmë se raporti mes Ramës dhe Mitsotakis u thye pas arrestimit të Fredi Belerit. Kryeministri grek paralajmëroi qeverinë shqiptare të tregohej e kujdesshme me çështjen dhe të lejonte betimin e Belerit si kryebashkiak, në të kundërt do të përballet me pasojë në rrugën e integrimit.

Të fundit