Flash News

E-TJERA

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, gjendet një armë zjarri e futur në çantë

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, gjendet një armë zjarri

Policia ka gjetur një armë zjarri të futur në një çantë krahu në vendin e ngjrjes, ku u plagosën dy persona në Sarandë.

Arma dyshohet se mund t’i përkasë njërit nga dy të plagosurit, Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç.

Ndërkohë, më herët, u shpallën në kërkim dy vëllezër të dyshuar si autorët e ngjarjes: Ramadan Zoto, i njohur edhe me identitetin Ramadan Canaj, 43 vjeç, dhe Erjon Canaj, 35 vjeç.

Ramadan Zoto konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Ai ka qenë më parë i dënuar në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa aktualisht ndodhet në proces gjyqësor në Sarandë për akuzën “goditje për shkak të detyrës”.

Të fundit