Flash News

E-TJERA

Plagosja në Kuçovë, Bejo u qëllua nga fqinji pas një sherri, shpallet në kërkim autori

Plagosja në Kuçovë, Bejo u qëllua nga fqinji pas një
Foto Ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri në Kuçovë, ku një 45-vjeçar u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarët.

Policia njofton se plagosja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta me fqinjin e Bejos, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se Bejo ka qenë në shtëpinë e fqinjit të tij në momentin kur është konfliktuar me të.

45-vjeçari ka dalë me vrap nga banesa dhe është qëlluar me armë zjarri nga fqinji. Bejo ka rënë i plagosur në tokë dhe më pas është gjetur nga kalimtarët e rastit të cilët njoftuat policinë.

“Plagosi me armë zjarri shtetasin A.B., identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.B, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e autorit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit