Flash News

E-TJERA

Pogradec/ Babai plagos djalin me armë gjahu

Pogradec/ Babai plagos djalin me armë gjahu

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Stropckë, në Pogradec.

Mësohet se një i moshuar ka plagosur me armë të llojit çifte djalin e tij i cili  më pas është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit.

Sipas policise, P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babain e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç. 

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.

Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.

Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Të fundit