Flash News

E-TJERA

Policët futen nga dritarja me vinç, momenti i arrestimit të 30-vjeçarit në Korçë

Policët futen nga dritarja me vinç, momenti i arrestimit të

Janë publikuar pamjet nga arrestimi i Saimir Pengut, i cili akuzohet për djegien e një automjeti në orët e para të mëngjesit në Korçë.

Siç shihet dhe në pamjet, uniformat blu  kanë ndërhyrë në shtëpinë e autorit të dyshuar me vinç.

Mësohet se 30-vjeçari, i vuri flakën makinës së Gëzim Spahillarit, mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës.


Gjatë çastit të arrestimit Pengu ka bërë rezistencë, por më pas është neutralizuar nga uniformat. 30-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

 

Të fundit