Flash News

E-TJERA

Policia ofron 20 mijë euro për kapjen e 21-vjeçarit që vrau policin në Ishull Lezhë

Policia ofron 20 mijë euro për kapjen e 21-vjeçarit që

Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për kapjen e Aldi Ramës, 21-vjeçarit që qëlloi për vdekje ndaj efektivit Saimir Hoxha, mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë.

Policia thotë se qytetarët që do të ndihmojnë do iu garantohet anonimati. Gjithashtu ka nxjerrë dhe numrin e telefonit për qytetarët që kanë informacione mbi këtë ngjarje.

Uniformat blu po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Të fundit