Flash News

E-TJERA

Policia reagon për ngjarjen në Krujë: Nxënësit po marrin ndihmë mjekësore në spital

Policia reagon për ngjarjen në Krujë: Nxënësit po

Policia ka reaguar në lidhje me një denoncim të bërë pak më para nga kryedemokrati Sali Berisha.

Blutë kanë konfirmuar ngjarjen teksa bëjnë me dije se ka qenë një nxënës 16 vjeç ai që ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi.

Si pasojë sprajti ka krijuar  shqetësime te disa nxënës të klasës.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.

Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit