Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Përfundon afati/ Në garë për kreun e PD janë zyrtarisht Berisha dhe Elezi

■ A ka gisht Rama pas atentatit? Berisha kërkon komision hetimor për deklaratat e Arjan Ndoj: Po analizohen telefonat ‘BQ’ 

■ Sulmoi SPAK, Kim- Ramës: Jo e përshtatshme që politikanët thonë se 'drejtësia nuk funksionon kur ana ime përfundon në burg'

■ Alibeaj pas mbledhjes së grupit me 21 deputetë: Do marrim pjesë në procesin për presidentin, kandidati të jetë anti-komunist

■ Drafti për presidentin, reagon ‘Rithemelimi’: Dënojmë marrëveshjen Rama-Basha-Alibeaj, deputetët të distancohen

■ Finalja e Conference League ‘çmend’ çmimet e hoteleve në Tiranë, 600-9.000 € nata për një dhomë

E lidhur: Finalja në ‘kaos’, mediat italiane: Po anulohen fluturimet dhe rezervimet e tifozëve

■ “Lirinë e medias në Shqipëri s’e luan topi”/ Reporterët pa Kufij hedhin poshtë pretendimet e Ramës, reagimi

■ “Kemi 5 muaj pa paga”/ Punonjësit e inceneratorit të Fierit dalin në protestë, bllokojnë hyrjen për mjetet me mbetje urbane

■ Rritja e çmimeve vijon edhe në prill, kryesojnë ushqimet

E lidhur: MV merr vendimin, nga sot furnizon me vaj luledielli Shqipërinë

Të fundit