Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takon të premten Alibeajn, çfarë pritet

Yuri Kim takon të premten Alibeajn, çfarë pritet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn. Takimi do të zhvillohet ditën e premte në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë zgjedhja e Presidentit të ri. Kujtojmë që mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shtyrë, pas kërkesës së aleatëve të Partisë Demokratike.

Zyrtarizimi i emrit të presidentit pritet të bëhet deri më 24 maj.

Kryetari i grupit socialist, Taulant Balla tha disa ditë më parë se në vijim do të takohet me Alibeajn për të diskutuar rreth emrit të Presidentit të ri.



Të fundit